Përfitimet nga pjesëmarrja në këtë qendër të FINCA Kosovës
E kuptojmë se suksesi biznesor fillon me njerëz dhe suksesi fillon me individin. Jemi zotuar të ndihmojmë në avancimin e shoqërisë në një shoqëri konkurruese, përmes zhvillimit profesional të klientëve tanë, avancimit të metodave dhe përmbajtjeve të mësimnxënies, mundësive të mjaftueshme për udhëzime, rasteve studimi, diskutimeve grupore dhe përmes praktikes.
Qasja jonë
Ne inkurajojmë ndërveprimin dhe bashkëpunimin ndërmjet nesh dhe klientëve tanë sepse sa më të përfshirë të jenë klientët tanë aq më pozitiv do të jetë rezultati. Gjithashtu, ne jemi të zotuar të ofrojmë një sërë programesh trajnimi dhe të vëmë mësimnxënien në kontekst për t’u dhënë një përvojë të këndshme, të suksesshme dhe të kënaqshme të gjithë atyre që përfitojnë nga Qendra.
Metodologjia dhe shërbimet tona
Programet tona të trajnimit janë të udhëhequra nga trajnerët apo përmes platformave digjitale/virtuale.
Regjistrohuni për trajnim
Regjistrimi për trajnim
Histori suksesi
“Kam marrë pjesë në trajnimin në Qendrën për Mësim dhe Zhvillim ku kam mësuar shumë gjëra për menaxhimin e financave. Kam përfituar shumë nga trajneri, i cili ka qenë shumë i përgatitur dhe profesional. Shpresoj që njohuritë që kam fituar në këtë trajnim do të më nevojiten në të ardhmen. Falënderoj FINCA Kosovë për këtë mundësi.” – Sabrije Terziqi
“Falenderoj FINCA Kosovë për mundësinë të isha pjesë e qendrës për mësim dhe zhvillim, në trajnimet të cilat i ofron kjo qendër. Njohuritë të cilat i kam fituar do t’i përdori në punën time dhe uroj që të jem prap pjesë e kësaj qendre për trajnime.” – Sanije Emini
“Qendra për Mesim dhe Zhvillim e FINCA Kosovë, përveq që më ka ndihmuar të mësoj më shumë në aspektin e menaxhimit të financave, por edhe më ka ndihmuar që të krijoj lidhje me pjesëmarrëset e tjera të cilat tashmë kemi shoqëri dhe partneritet.” – Venera Kelmendi
Video Trajnimet
Tema “Ekologjia e bimëve dhe të kafshëve” përfshin studimin e mënyrës se si organizmat gjallë (bimët dhe kafshët) bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe me mjedisin jo-të gjallë (temperaturë, dritë, ujë, toka, klima, etj.).
Siguria e Informacionit tonë personal në rrjetet sociale është një trajnim informues që synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e të dhënave personale në platformat digjitale.
Ky trajnim do ju informoj më shumë rreth Marketingut si proces i krijimit, promovimit, shpërndarjes dhe ofrimit të produkteve ose shërbimeve që kanë vlerë për klientët, partnerët dhe shoqërinë në përgjithësi.
Programet e trajnimeve
Qëllimi i trajnimit se si të fillohet një biznes për gratë është t’u ofrojë grave informacionin, aftësitë dhe burimet që u nevojiten për të filluar dhe zhvilluar me sukses një biznes.
Programi i trajnimit është krijuar për t’u siguruar pjesëmarrësve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të menaxhuar dhe kujdesur në mënyrë efektive për shëndetin e blegtorisë së tyre
Kursi për Bujqësinë, Kohën e Prodhimit të Kulturave dhe Përmirësimi i Rendimenteve ju ofronë pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi të nevojshme për të planifikuar dhe menaxhuar në mënyrë efektive operacionet e tyre bujqësore.
Kursi për komunikim në biznes ju ofronë pjesëmarrësve aftësi gjuhësore të nevojshme për të komunikuar në mënyrë efektive në gjuhën angleze dhe atë vendore në një mjedis biznesi.
Ky trajnim ofrohet në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung for International Cooperation. Trajnimi zhvillohet përmes Lojës është një trajnim shumë interaktiv për familjarë, të rinjtë dhe bizneset e vogla familjare.
Kursi drejtohet në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman Sparkassenstiftung për Bashkëpunim Ndërkombëtar që ofrohet për mikro-bizneset rreth qëndrueshmërisë së bizneseve Start-Up dhe bizneseve të vogla.
