Ndikimi

Suksesi ynë përcaktohet nga aftësia e klientëve për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të tyre, shëndetin financiar dhe cilësinë e jetës.

FINCA është në krye të inovacioneve dhe përfshirjes financiare, duke vendosur standarde për industrinë e mikrofinancës dhe duke zhvilluar produkte dhe shërbime të reja që ndihmojnë klientët tanë të arrijnë ëndrrat e tyre. Ne kujdesemi për nevojat dhe aspiratat e cdo klienti përmes marrëdhënieve të forta dhe një programi të fuqishëm kërkimi. Atributet e markës sonë të ngrohtësisë, besimit dhe ndërgjegjëshmërisë shkëlqejnë në çdo ndërveprim me klientët.

FINCA – të dhënat numerike

Në mbarë botën, FINCA Impact Finance ndikon në jetën e 3.4 milionë njerëzve çdo vit. Në Kosovë, FINCA u shërben më shumë se 30,000 klientëve me një portofol kredie më shumë se 87 milionë EUR.

Qasje te klientet e pashërbyer

FINCA Kosovë ofron shërbime të veçanta për gratë dhe njerëzit nga zonat rurale, duke pas parasysh se ato priren të mos shërbehen nga institucionet financiare. Produktet dhe shërbimet përfshijnë kredi për bujqësi dhe biznes, kredi për gratë, kredi për përmirësimin e kushteve në shtëpi, lehtësira financiare për blerjen dhe regjistrimin e veturave.

Shërbimi i komunitetit tonë

Në përputhje me angazhimin tonë për të ndërtuar një të nesërme më të mirë për klientët tanë, ne jemi krenarë të investojmë kohën dhe talentin tonë për të përfituar komuniteti jonë. Ne synojmë shtrirjen drejt aktiviteteve që mbështesin klientët tanë dhe mënyrën e tyre të jetesës.

Fokusi kryesor i fushatave tona është mbështetja e grave sipërmarrëse, fermerëve, pronarët individual të biznesëve, ku një ndër projeket kryesore të fundit përfshijnë, projekte për fuqizimin e grave, mbjelljen e pemëve, organizimin e seminareve për zhvillimin e aftësive në biznes për klientët, me qëllim t’i ndihmojmë ato të përparojnë dhe të zhvillojnë bizneset e tyre. Shiko më shumë rreth projekteve të komunitetit tonë këtu