Rreth Nesh
FINCA Kosovë është pionier në përfshirjen financiare. Me dekada përvojë dhe me mbështetjen e rrjetit global, ne ofrojmë mjete që ndihmojnë klientët tanë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.
FINCA Kosovë fuqizon klientët duke ofruar produkte, shërbime dhe edukim më qëllim të përmirësimit të standardit të tyre të jetesës, ndërtimin e shëndetit financiar dhe për t’i mbajtur fëmijët e tyre në shkollë.
FINCA Kosovë hapi dyert në vitin 2000 me qëllim të zgjerimit të qasjes në shërbimet e përgjegjshme financiare për të ndihmuar popullin e Kosovës financiarisht, të dalur nga lufta. Sot, ne vazhdojmë të mbrojmë përfshirjen financiare duke ofruar një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë në veqanti gratë, klientët rurale dhe të tjerë që tradicionalisht nuk janë shërbyer.
Teknologjia dixhitale bën të mundur që dhjetëra mijëra klientë të bëjnë biznes me ne në çdo kohë dhe kudo, gjithashtu përmes Qendrës sonë për Mësim dhe Zhvillim, ne ofrojmë trajnime falas me qëllim që klientët tanë të arrijnë qëllimit e tyre financiare.
Certifikata për Mbrojtjen e Klientit
FINCA Kosovë është ri-certifikuar me Certifikatën GOLD për Mbrojtjen e Klientit, të lëshuar nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit MFR, bazuar në Kornizën e Certifikimit për Mbrojtjen e Klientit Cerise+SPTF, e njohur ndërkombëtarisht.
Ky ri-certifikim dëshmon se FINCA Kosovë përmbush standardet më rigoroze për Mbrojtjen e Klientit, të përcaktuara në Standardet Universale të Cerise+SPTF për Menaxhimin e Performancës Sociale, dhe konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes së klientëve, zbatimit të praktikave të përgjegjshme dhe ofrimit të shërbimeve financiare në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

