Mbrojtja e Klientit

Nevojat e klientëve dhe përgjigjja ndaj komenteve të klientëve është prioriteti kryesor për ne në FINCA Kosovë. Ne kemi parasysh që çdo klient është unik dhe kujdesemi që zëri i tyre të dëgjohet.

FINCA Kosovë është certifikuar me nivelin më të lartë për “Mbrojtje të Klientit” nga MFR, i cili paraqet një sërë parimesh të dizajnuara për të siguruar që institucionet mikrofinanciare të praktikojnë etikë të mirë dhe biznes të shëndoshë. Ne i përmbahemi secilit prej Parimeve të Mbrojtjes së Klientit duke siguruar të ofrojmë produkte të përshtatshme për klientët tanë, marrim masa për të parandaluar mbi-borxhin, kushtet dhe normat e interesit janë transparente, mbrojmë të dhënat e privatësisë së klientit dhe kemi të gjithë mekanizmat në funksion për t’iu përgjigjur profesionalisht zërit të klientit.

Sugjerimet ose ankesat tuaja mund të dorëzohen përmes kanaleve të mëposhtme:

  • telefoni: 038 600 722; e-mail: [email protected]
  • dërgesë me postë ose personalisht në adresën e mëposhtme: FINCA Kosovë, Menaxherit për trajtimin e ankesave, Rr. Robert Doll, nr. 112, 10000, Prishtinë

Klikoni këtu për informacion të detajuar se si do të trajtohet ankesa juaj:

Për pyetje të përgjithshme, na kontaktoni në [email protected].

Letrat, telefonatat dhe emailet trajtohen me kujdes dhe konfidencialitet nga ekipi i FINCA-s

Karta e Klientit