Kredi Bujqësore

Kredi e shpejtë për të zhvilluar fermën tuaj

Qasje e shpejtë dhe e lehtë, që ju siguron mbështetje financiare për t’ju ndihmuar në zhvillimin e fermës tuaj

Zbuloni potencialin Agro-Biznesor

Në FINCA, ne i kuptojmë sfidat dhe nevojat e sektorit bujqësor. Shfrytëzoni zgjedhjet tona të përshtatshme që përkojnë me qëllimet tuaja ambiocioze agrobiznesore

  • Shuma e kredisë
    Kreditë tona u përshtaten aspiratave tuaja, me shumat nga 250€ deri në 25,000€

  • Afati i kredisë
    Afati maksimal i kredisë deri 60 muaj, gjë që iu ofron fleksibilitet për të menaxhuar pagesat tuaja.

  • Grace Periudhë
    Gëzoni lirinë dhe kontrollin me grace periudhe deri në 12 muaj, që iu jep kohë të vlefshme për të planifikuar pagesat.

  • Fleksibilitet i zgjeruar
    Filloni pagesën e kësteve pas sezonit të frytshëm të të korrave, çdo herë në ndihmë të fermerit.

Rrit mundësitë me kredi deri në 5,000 €

Me histori të mirë kreditore, ju hapni mundësi më të mëdha për fermën tuaj me kredi deri në 5,000 €

  • Kredidhënia e thjeshtë
    Rrugëtimi juaj i kredimarrjes nuk kërkon bashkëhuamarrës

  • Më lehtë se që e mendoni
    Hapni potencial tuaj pa pasur nevoj për kolateral – vizioni juaj ka rëndësi
  • Financimi i bazuar në besim
    Nuk kërkohet garantues – ne mbështesim ambicient tuaja.

  • Proces i shpejtë
    Proces i thjeshtë që kërkon vetëm ID-në tuaj – nuk nevojiten dokumente shtesë

Ruani të ardhmen me Dritarën Agro

Kjo dritare ofron garanci për mbulimin e rrezikut për kreditë në sektorin e bujqësisë

Si funksionon
  • Nëse udhëheqni një Ndërmarrje të Mesme ose të Vogël e cila është e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ose udhëheqni një fermë dhe posedoni një Certifikatë të Regjistrimit të Fermerit me Numër Identifikimi të Fermës (NIF) – ju mund të pkrfitoni nga Dritarja Agro

  • Garancitë ofrohën për shumën deri në 60% të principalit të kredisë agro.
  • Shuma minimale e kredisë deri në 3,000 Euro
  • Të gjitha agrokreditë me kapital qarkullues, mjete fikse dhe investime kapitale do të jenë pjesë e skemës së garancisë me kushte të favorshme.
  • Jeni të interesuar të mësoni më shumë për këtë mundësi?, telefononi në numrin + 383 (0) 38 600 711, ose vizitoni degën më të afërt të FINCA Kosovë.

Procesi i aplikimit për kredi: Hap pas hapi

Përjeto një proces aplikimi të ndërtuar mbi besim, efikasitet, dhe plotësimin e nevojave tuaja unike

  • 1

    Aplikimi në internet/online
    Kur aplikoni online, ekipi ynë do të ju kontaktojë, duke kërkuar për verifikim identiteti dhe duke bërë një kontrollë të përgjithshëm të historisë kreditore për të përshpejtuar rrugëtimin tuaj drejt marrjes së kredisë.

  • 2

    Regjistrimi dhe dorëzimi i dokumenteve
    Pas vlerësimit të historisë suaj kreditore, aplikacioni për kredi do të përpunohet për vlerësim përfundimtar.

  • 3

    Miratimi (aprovimi)  i kredisë dhe nënshkrimi i kontratës
    Pas miratimit, ju do të ftoheni të nënshkruani kontratën për kredi dhe menjëherë pranoni fondet tuaja të miratuara, duke e bërë kështu procesin të thjeshtë dhe të shpejtë.

Filloni Aplikimin

Aplikimi Online për një kredi është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë.


Normat dhe Kushtet Kreditore të FINCA Kosovë

FINCA Kosovë vazhdon ka qëllim përfshirjen financiare duke ofruar një gamë të gjerë produktesh kreditore, të përshtatshme posaçërisht për gratë, klientët rurale dhe të tjerët që tradicionalisht nuk janë shërbyer.

Qendra për Mësim dhe Zhvillim për Fermerët

Përmes Qendrës për Mësim dhe Zhvillim financuar nga FINCA Kosovë, ofrohen dy trajnime falas për fermerë, trajnimin për shëndetin e blegtorisë dhe bujqësinë si dhe trajnimin për kohën e kulturave dhe përmirësimin e rendimenteve. Lexoni më shumë rreth regjistrimit dhe trajnimeve

Histori suksesi

” Zgjedha FINCA-n për shkak të kushteve të përshtatshme të kredisë dhe stafit mikpritës. Me kredinë time të fundit, zgjerova fermën time duke blerë dhi, një investim që do të rrisë prodhimin e qumështit dhe do të krijojë mundësi shtesë për shitje” – Besnik Ibishi

“Kam qenë pjesë e FINCA-së që nga vitit 2003 kur kam marrë një kredi në grup me kushërinjtë e mi. Që nga atëherë, kam marr shumë kredi, dhe asnjëherë nuk e kam konsideruar që ta ndërrojë me një institucion tjetër. Kurdo që vendosi të investojë në fermën time të vogël, qoftë për blerjen e lopëve qumështore ose për blerje të tokës, FINCA është gjithmonë zgjedhja ime. Mbetem e zotuar ndaj FINCA-s, dhe kurdo që dikush më pyet për investimet në fermën time, unë gjithmonë rekomandoj FINCA-n.” – Fahrije Begu

Pyetjet e bërë më shpesh

Dokument identifikimi dhe dëshmi e adresës por mund të varet nga kushtet e klientit.
Shuma maksimale mund të shkojë deri në 25,000 euro, por kjo i nënshtrohet variacionit bazuar në produktin e kredisë.

Periudha e maturitetit mund të shkoj deri në 60 muaj.

Koha për përpunimin e kredisë varet në shumën e kredisë dhe kushtet specifike, por në shumë raste, fondet disbursohen brenda të njëjtës ditë.

Domosdoshmëria e garantuesit varet në shumën e kredisë, në produktin specifik të kredisë dhe në historinë kreditore të aplikuesit.

Kërkesa për kolateral varet në shumën e kredisë, në produktin specifik të kredisë dhe në historinë kreditore të aplikuesit.
Kostot e kredisë, që përfshin normën vjetore të interesit, do të ndahen me ju gjatë vizitës në degë, meqë kjo varet nga shuma e kredisë, afatin e saj, grace periudha dhe kushte të tjera që do të përcaktohen gjatë takimin.

Çdo herë të gatshëm për diskutim!

Shkruani numrin tuaj për të biseduar me stafin tonë