Normat tona
FINCA Kosovë ka qëllim përfshirjen financiare duke ofruar një gamë të gjerë produktesh kreditore, të përshtatshme posaçërisht për gratë, klientët rurale dhe të tjerët që tradicionalisht nuk janë shërbyer.
- Për të gjitha llojet e produkteve kreditore të cilat kualifikohen si kredi automatike, do të aplikohet zbritje -2%, (përjashtuar klientët në ciklin e parë me FINCA, pa histori kreditore si dhe klientët pasiv për më shumë se 6 muaj), nga normat minimale të interesit.
- Për të gjitha llojet e kredive për gra (biznes, agro, renovim dhe personale) nuk aplikohet ndalesë administrative, ndërkaq në varësi të produktit të shfrytëzuar aplikohet norma e interesit sipas çmimores më lartë.
- Kalkulimi i Normës Efektive të Interesit është bërë sipas maturitetit maksimal (60-muaj), shumës maksimale për Interesin vjetor përkatës dhe duke u bazuar në plan të rregullt pagese.
- Në rast të vonesës për pagesën e huas sipas orarit të ri-pagesës, do të ngarkohet kamatëvonesa e cila kalkulohet sipas rregullores së Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), të publikuar në këtë link https://bqk-kos.org/statistikat/kamatevonesat/
- Vërtetimi për konfirmimin e mbylljes së kredisë është 1€.
- Kërkesa për zëvendësim të kolateralit të luajtshëm është 20 €, dhe të paluajtshëm është 30 €.
- Kreditë për blerje veture për produktet Biznes dhe Agro trajtohen për vlerat nga 3,000 € deri 25,000 € sipas çmimores aktuale por pa shpenzime administrative.
- Kreditë për blerje veturë për produktin kredi personale për shumat nga 3,000€ deri ne 5,000€ trajtohen sipas çmimores për kredi personale, përderisa për shumat nga 5,001 deri në 15,000 trajtohen sipas çmimores për Kredi Renovimi. Në të gjitha rastet pa shpenzime administrative.
- Për klientët përsëritës të FINCA, me histori të mirë kreditore, mund të ofrohet zbritje nga 0.5% deri në 1% nga normat nominale të interesit në çmimore.
- Klient me histori kreditore konsiderohet çdo klient i cili ka pasur ekspozim kreditor aktiv ose pasiv me FINCA Kosovë ose institucionet e tjera financiare në rolin e kredimarresit apo bashkhuamarrësit.
- Kredite ( Agro, Biznes dhe Renovim) për efiçiencë energjetike, do të aplikohet ulje e normës nominale aktuale sipas shumës së kredisë, deri në 3,000 €: -5% nga norma nominale; për shumat 3,001 € – 5,000 €: -4%; për shumat 5,001 € – 10,000 €: -3%; për shumat 10,001 € – 15,000 €: -2%
- Kreditë Personale për Efiçiencë Energjetike; për shumën deri në 3,000 €: -5% nga norma nominale aktuale për kredi personale; për shumën 3,001 € – 5,000 €: -4% nga norma nominale aktuale për kredi personale; për shumën 5,001 € – 15,000 € do të trajtohen sipas çmimores për kredi renovimi: 5,001 € – 10,000 €: -3% dhe 10,001 € – 15,000 €: -2%
- Për kreditë për efiçiencë energjetike, përcaktimi i çmimit do të bëhet bazuar në risk, duke përfshirë edhe modelin e vlerësimit (Scoring Model).
