Edukimi i të kursyerit përmes lojës

Ky trajnim ofrohet në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung for International Cooperation. Savings Game ose Edukimi i të Kursyerit përmes Lojës është një trajnim shumë interaktiv për familjarë, të rinjtë dhe bizneset e vogla familjare që duan të menaxhojnë me sukses një buxhet familjar dhe kursimet.

Pjesëmarrësit e trajnimit mësojnë konceptet themelore ekonomike për menaxhimin e buxheteve të familjeve si de të zgjedhin një institucion financiar të shëndoshë për kursimet e tyre.

Objektivat

Objektivi i përgjithshëm është që pjesëmarrësi të përjetojë mënyrën e menaxhimit të një buxheti familjar dhe të akumulojë kursimet në mënyrë efektive, duke aplikuar metoda të bazuara në përvojë.

  • Të kuptoni koncepte të rëndësishme si inflacioni, siguria dhe likuiditeti.
  • Të kuptoni se çka është buxheti familjar, si dhe përbërësit e tij të rëndësishëm si të ardhurat dhe kostot.
  • Të përcaktoni, menaxhoni dhe analizoni buxhetet personale dhe familjare.
  • Të fitoni aftësinë për të identifikuar dhe menaxhuar nevojat dhe dëshirat aktuale dhe të ardhshme, si dhe të planifikoni dhe sigurohuni për rreziqet e mundshme të jetës aktuale dhe të ardhshme.
  • Të kuptoni qëllimin dhe dobitë e kursimit.
  • Të kuptoni dallimet midis kursimit me një institucion financiar dhe mënyrave të tjera të kursimit.
  • Të fitoni aftësi për të identifikuar dhe zgjedhur një institucion financiar të shëndoshë.