Micro business game

Kursi drejtohet në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman Sparkassenstiftung për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Është një trajnim interaktivë për mikro-bizneset dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë në praktikë se si mund të përmirësohet suksesi dhe qëndrueshmëria e bizneseve Start-Up dhe bizneseve të vogla.

Micro Business Game është një trajnim shumë interaktiv për mikro-ndërmarrësit dhe për të gjithë personat që duan të mësojnë në praktikë se si mund të përmirësohet suksesi dhe qëndrueshmëria e bizneseve fillestare dhe të vogla.

Objektivat
  • Fitoni aftësitë bazë të biznesit dhe një kuptim të faktorëve që ndikojnë në suksesin e biznesit.
  • Të menduarit dhe të vepruarit si një sipërmarrës.
  • Mësoni se si të zhvilloni më tej sipërmarrje shumë të vogla dhe të vogla dhe të zbuloni sfidat dhe mundësitë që mund të ju shfaqen.
  • Kuptoni parimet bazë të kontabilitetit dhe kontrollit dhe zbatoni mjete të thjeshta financiare.
  • Zhvilloni një kuptueshmëri më të mirë të klientëve dhe fitoni njohuri bazë të marketingut.
  • Kuptoni dinamikën e tregut dhe konkurrencën.
  • Kuptoni marrëdhënien midis institucioneve mikrofinanciare dhe klientëve dhe pasojat në të bërit biznes.