02-11-2022

Karriera UP

Dita e dytë e aktivitetit “KarrieraUP” filloi me takimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe përfaqësueses së departamentit të burimeve njerëzore në FINCA Kosovo, znj. Dafina Shkodra. Dafina Shkodra, është Specialiste për Mësim dhe Zhvillim në FINCA me përvojë 10 vjeçare në sistemin bankar në Kosovë.

Znj.Shkodra ka treguar se 41% e praktikantëve në FINCA në muajin Prill 2022 janë punësuar në këtë institucion mikrofinanciar. Praktika zgjatë 3 muaj dhe është me pagesë. Ajo ka shtuar se kërkesat e tregut të punës ndaj kandidatëve potencial janë profesionalizmi, kreativiteti, energjia pozitive dhe aftësia për punë ekipore