Valon Zeka

Drejtor Komercial

Z. Zeka ka një karrierë 25 vjeçare në sferën bankare dhe mikrofinanciare në Kosovë dhe Shqipëri.

Ka filluar karrierën në vitin 1999 në ProCredit Bank në Kosovë dhe ka sherbyer per mëse 13 vitesh. Për një periudhë 5 vjeçare ishte pjesë e Ekipit Suportues në Procredit Bank Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare ka fituar ekspertizë në menaxhim të rrjetit të degëve, shitje dhe marketing, menaxhim te produkteve, menaxhim të Riskut Kreditor, në segmentin e NVM-ve si dhe në Agrobiznes.

Për 2 vite ka vazhduar karrierën në KEP Trust duke udhëhequr Departamentin e Mbikëqyrjes së Degëve.

Z. Zeka iu bashkua ekipit të FINCA Kosovë në vitin 2014 në role te ndryshme si menaxher regjional etj. Poashtu ka udhëhequr në Departamentin e Burimeve Njerëzore për një periudhë 2 vjeçare.

Z. Zeka ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Prishtinës. Ka përfunduar studimet 3 vjeçare në ProCredit Akademinë e Menaxhmentit në Frankfurt, Gjermani. Poashtu ka përfunduar programin “Falcon” për udhëheqësit brenda FINCA-s. Z. Zeka është çertifikuar me diplomën Post Universitare në fushën e Marketingut Digjital në vitin 2021 nga EMERITUS Institute, bashkëpunim në mes të MIT Executive Education dhe Columbia Business School.