Teuta Kotorri-Krasniqi

Zëvëndës - Drejtoreshë e Përgjithshme

Rrugëtimi i Teuta Kotori-Krasniqit në FINCA Kosovë filloi në vitin 2013 kur ajo iu bashkua si Udhëheqëse e Departamentit të Zhvillimit të Biznesit, pastaj kaloi në rolin e Menaxherit të Burimeve Njerëzore përpara se të merrte pozitën e Anëtarit të Bordit Menaxhues dhe Drejtoreshë e Operativës në vitin 2017. Aktualisht, ajo ushtron detyrën si Z/Drejtoreshë Ekzekutive e FINCA Kosovë ku udhëheq menaxhmentin e përgjithshëm me fokus në zhvillimin digjital të biznesit, efikasitetin operacional dhe përsosmërinë e brendit. Përveç kësaj, ajo përmbush përgjegjësitë operative në nivelin e FINCA Impact Finance, duke ofruar mbështetje dhe udhëzime strategjike për Menaxhmentin Ekzekutiv. Për më tepër, ajo shërben si Kryetare e Komitetit të Auditimit për FINCA Armenia, duke luajtur një rol kyç në mbikëqyrjen e udhëheqjes.

Znj. Kotori-Krasniqi ka mbi 20 vjet përvojë në sektorin financiar dhe bankar në Kosovë, duke punuar për banka ndërkombëtare si ProCredit Bank Kosova në pozita të ndryshme drejtuese. Gama e përgjegjësive të saj përfshinte role drejtuese në disa divizione bankare, veçanërisht në Divizionin e Biznesit dhe Biznest Digjital, ku ajo udhëhoqi zhvillimin e Biznesit Elektronik dhe kartelave. Përveq kësaj, shërbeu si anëtare e Bordit në Komitetin e Bordit KAEF (pro-bono) nga viti 2020 deri në 2022, duke bashkëpunuar nën administrimin e Këshillave Amerikanë, duke mbikëqyrur drejtimin e programit dhe duke menaxhuar fondacionin KAEF.

Znj. Kotori- Krasniqi është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Financës në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, me titullin master në shkenca (MS). Ajo gjithashtu ka përfunduar një program tre-vjeçar të menaxhimit në Akademinë e Bankës Procredit në Frankfurt, Gjermani. Ajo së fundmi ka fituar një diplomë pasuniversitare në Biznes Dixhital nga Instituti EMERITUS, një bashkëpunim midis MIT dhe Columbia Business School. Teuta flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze, serbe dhe kroate.