Endrit Duraku

Drejtor i Financave

Z. Duraku iu bashkua FINCA Kosovë në maj të vitit 2013 si Menaxher i Degës së Gjakovës, dy vite më vonë ai kaloi në Departamentin e Financave fillimisht si Menaxher Financiar, pastaj Zëvendës Kryeshefi Financiar, dhe në Mars 2020 u emërua Kryeshef Financiar dhe pjesë e Bordit Menaxhues të FINCA Kosovë.

Karriera e tij në sektorin financiar filloi në vitin 2004 në Procredit Bank. Përgjegjësitë e tij ishin të ndryshme, duke filluar si Zyrtar i Kredive të Biznesit, Analist i Kredive të Korporatave, Koordinator i Huadhënies së Mesme dhe Drejtues i Njësisë së Huadhënies së Mesme dhe të Madhe.

Z. Duraku ka përfunduar studimet bachelor në vitin 2006 në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet. Z. Duraku është bashkëpunëtor i ACCA-së në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar, gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e gjeneratës së parë të programit FINCA “Falcon” për drejtues të FINCA-s dhe ka marrë pjesë në programin bankar njëvjeçar në Akademinë e ProCredit Bank.