02-09-2013

Hapja e zyrës së re të Drenasit në vendndodhje të re

Me 02 shtator 2013 u përurua zyra e re e Drenasit e cila u hap në vendndodhjen e re. Me kete rast u organizua ceremonia e prerjes së shiritit nga Menaxheri i Degës dhe nga perfaqesuesi I Bordit Menaxhues. Gjithashtu u shtrua një koktej rasti, ku krahas stafit të degës së Drenasit ishin të ftuar edhe disa klientë të përzgjedhur.

Ushtrues Drejtori i Financave, Z. Endir Dervishi, mbajti një fjalim të shkurtër dhe me këtë rast i uroj stafit nje punë të mbarë, ndërsa klientët e ftuar përshëndetën hapjen e zyrës së re dhe theksuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin me FINCA Kosovën.

Adresa e re e zyrës së Drenasit është Fehmi dhe Xheva Lladrovci p.n dhe gjendet në rrugën e cila frekuentohet më shumë nga qytetarët e Drenasit. Kjo hapësirë e re ofron qasje më të lehtë dhe më të shpejtë për klientët tonë dhe ambient më të përshtatshëm për ofrimin e shërbimeve cilësore.

Ju mirëpresim!