18-03-2021

Barazia gjinore në vendin e punës

Pandemia Covid-19 solli shumë pasiguri në lidhje me situatën ekonomike dhe sociale. Dëshmoi se ishte veçanërisht sfiduese për komunitetet e margjinalizuara sociale dhe gjinore, përfshirë gratë.

Situata e re e ndjekur nga ora e ndalimit, aktivitetet e kufizuara ekonomike, mbyllja e shkollave, nxitën nevojën për të mbështetur kategoritë më të prekshme. Po kështu, mbrojtja e stafit ka mbetur shumë e rëndësishme për FINCA në Kosovë që nga fillimi i përhapjes së virusit Covid-19.

Në këtë drejtim, me qëllim të mbështetjes së zvogëlimit të transmetimit të virusit, kategoritë e personelit më të ndjeshëm u përjashtuan nga paraqitja në punë, dhe në të njëjtën kohë, me qëllim për të mbajtur angazhimin dhe zhvillimin e tyre profesional, dhe plotësimin e kërkesave të punës ndërsa mbështesin familjet e tyre, u bë e mundur të punonin nga shtëpia me orë fleksibël të punës.

% e femrave në institucion është 51.7 %, ku shumica e % së stafit femra në Finca si çdo herë, pra dhe gjatë tërë periudhës me Covid-19 u mbështet fuqishëm, në mëyrë të lehtësimit të kujdesit të familjarëve, shëndetit apo nevojave shëndetsore.