04-06-2018

FINCA gëzon fëmijët pa përkujdesje prindërore

FINCA Kosovë, në kuadër të aktiviteteve për mbështetjen e çdo problematike sociale të komunitetit si dhe personave me nevoja të veçanta, tradicionalisht feston 01 qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të cilën këtë vit e realizoi në Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, për fëmijët e akomoduar në familjet kujdestare duke bërë kështu shpërndarjen e pakove-dhuratave për fëmijë në strehim familjarë, duke demonstruar përkushtimin dhe angazhimin social që FINCA është institucion me përgjegjësi sociale. Kjo iniciativë ishte një rrugë për të kthyer buzëqeshjen qoftë edhe për pak orë fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Në këtë ngjarje përveç fëmijëve të akomoduar në familjet kujdestare, morën pjesë dhe kujdestarët e tyre si dhe stafi i OFAP-it.

Organizata OFAP-i aktualisht ka 50 fëmijë të vendosur në familje strehuese në Kosovë, të cilët janë braktisur kryesisht foshnjat, si dhe një numër i vogël prej tyre janë fëmijë të neglizhuar apo abuzuar nga prindërit ose kujdestarët e tyre.

Akti i bamirësisë është pjesë e planit vjetor të FINCA-së, duke dëshmuar që është institucion me përgjegjësi sociale dhe e ndjeshme jo vetëm ndaj këtij problemi por dhe ndaj çdo problematike sociale të komunitetit duke kontribuar me aktivitete dhe projekte të ndryshme.

FINCA, të ndërtojmë të nesërmen së bashku!