21-12-2018

FINCA Kosovë Sponsor i Argjendtë në KAEF

FINCA Kosovë ishte sponsor i argjendtë në mbrëmjen gala ‘The Night of the Rising Stars’, organizuar nga Fondi Kosovar Amerikan i Arsimit (KAEF). Në këtë natë, KAEF dhuroi bursën e 100-të dhe festoi arritjet e saj me një ngjarje për mbledhjen e fondeve ku FINCA Kosovë u bë Sponsor i Argjendtë pas dhurimit të fondit.

Në mesin e sponzoruesëve ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Për të shënuar kontributin tonë në këtë ngjarje, FINCA, vendosi një stendë fotografish në pritjen ku të gjithë pjesëmarrësit morën fotografi për të festuar në këtë natë.

Fondi Kosovar Amerikan për Arsim (KAEF) është një bazë e bursave meritore e cila synon zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes edukimit të të rinjve të saj. Bursat e KAEF i jepen një grupi të përzgjedhur individësh shumë të talentuar dhe të angazhuar me potencial të fortë udhëheqës. Fillimisht e themeluar në vitin 2004 me fonde nga USAID dhe menaxhuar nga Këshilli Amerikan, KAEF ka investuar në mbi 90 studentë kosovarë të cilët tashmë po kontribuojnë në sektorin publik dhe privat të vendit