09-10-2018

FINCA Kosovё zhvendoset në lokacionin e ri në Rahovec

Në shërbim sa më cilësor ndaj klientëve dhe me infrastrukturë sa më atraktive, FINCA Kosovë bën zhvendosjen e degës së Rahovecit në një lokacion të ri, për të qenë sa më afër klientëve të saj. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin shumë mysafir duke filluar nga kryetari i komunës së Rahovecit, përfaqësues nga drejtorati i bujqësisë, klientë të FINCA’s, menaxher të institucioneve financiare dhe të tjerë.

Prerja e shiritit u bë nga kryetari i kësaj komune dhe nga menaxheri i degës. Rilokimi i degës së Rahovecit tani gjendet në rrugën. Xhelal Hajda Toni, p.n.

Objektet e reja janë vazhdimësi e standardizimit të degëve tona të cilat janë në funksion të jetësimit të misionit të FINCA-s për të ofruar shërbime financiare – cilësore, të shpejta, inovative dhe infrastrukturë më të përshtatshme për punonjësit dhe klientët e saj, në vijim të mbështetjes strategjike të zhvillimit ekonomik të vendit.

FINCA, të ndërtojmë të nesërmen së bashku!