17-05-2019

25 Femra Certifikohen nga FINCA FemEdu në fushën e Marketingut

Ka përfunduar faza e parë e trajnimit në fushën e Marketingut nga FINCA FemEdu, programi trajnues dedikuar vetëm femrave, në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike e Grave G7.

Të gjitha pjesëmarrëset kanë marrë njohuri të detajuara mbi konceptet kyçe të marketingut, si përpilimin e një plani të suksesshëm të marketingut, SWOT analiza, 4 P’ja, PEST analiza etj., ku disa nga to kanë filluar implementimin e njohurive në praktikë.

Për sa i përket implementimit të njohurive në praktikë, pjesëmarrëset janë shprehur që është një fushë sfiduese për to, fazat e para të implementimit i kanë vlerësuar si të suksesshme, në rritjen e numrit të klientëve në bizneset që operojnë dhe në bindjen e tyre se përse t’ia blejnë produktin e tyre. Në fund të këtij trajnimi, klientët femra pjesëmarrëse janë certifikuar për pjesëmarrje dhe përkushtimin e treguar gjatë trajnimit.

Qëllimet kryesore të programit janë fuqizimi i femrave në biznes, fuqizimi i femrave në vendimmarrje, dhe fuqizimi i femrave në shoqëri

Ky program trajnues FINCA FemEdu, do të vazhdojë edhe më tutje me trajnimet tjera të radhës për klientët femra të FINCA-së me tema tjera të rëndësishme në ndihmë të femrave ndërmarrëse.

Për më shumë informata rreth trajnimit, vizitoni webfaqen www.KosovoFINCA.org