24-10-2022

Bashkëpunimi me shoqatën e autizmit

FINCA Kosovë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Autizmit.

Zëvendës Drejtoresha Ekzekutive e FINCA Kosovë, znj. Teuta Kotorri Krasniqi nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “Autizmi” në Prishtinë, për financimin e shërbimeve arsimore për 10 fëmijë me autizëm me mësues personalë për një periudhë 1 vjeçare.

Qëllimi i këtij bashkëpunim është që fëmijët me autizëm të kenë asistentë, që do t’a lehtësojnë procesin e integrimit të tyre në sistemin edukativ në shkollë, konkretisht në edukimin Parafillor dhe Fillor, si dhe studentët e vitit të fundit dhe të diplomuarit duke i angazhuar që të asistojnë këta femijë. Në këtë projekt do të kenë përparësi rastet sociale dhe fëmijët e nënave vetë-ushqyese.

Falenderojmë shoqatën e Autizmit për gatishmërin e bashkëpunimit, në krye me Prof. Cenë Krasniqi, duke shpresuar që ky të jetë një fillim i mbarë dhe frymëzim për shoqërinë