11-06-2019

Festojmë të Gjithë së Bashku 1 Qershorin

Buzëqeshja e fëmijëve dhe lumturia e tyre janë pjesa më e rëndësishme e jetës për të gjithë ne. Me rastin e Ditës ndërkombëtare të fëmijëve, FINCA Kosovë ka organizuar një ditë feste për femijët e Shoqatës ‘AUTIZMI’. Kjo ditë feste është shoqëruar dhe nga disa surpriza të vogla siç është, pjesëmarrja e maskotave me personazhet e tyre të preferuara. Më e rëndësishmja nga kjo ditë është buzëqeshja dhe lumturia e fëmijëve që i shoqëroi gjatë kësaj ditë.

Pak nga ne, shumë për fëmijë!