Qendra për Mësim dhe Zhvillim për Gratë

Qëllimi i programit:

Programi, i organizuar në formatin e sesioneve, mbulon tema të tilla si: fillimi i një biznesi dhe aftësitë sipërmarrëse. Programi është një mundësi për rrjetëzim dhe mentorim, ku adreson sfidat specifike me të cilat përballen sipërmarrëset dhe ofron mbështetje dhe burime të mësim dhe zhvillim.

  • Ne ofrojmë informacionin, aftësitë dhe burimet që ju nevojiten për të filluar dhe zhvilluar me sukses një biznes.
  • Ne do t’ju udhëheqim në procesin e zhvillimit të një plani biznesi, do ju ndihmojmë të kuptoni mjetet dhe proceset e planifikimit të buxhetit, të organizoni financat tuaja dhe të siguroni financim strategjik.

Gjatë trajnimeve do të informoheni për: kërkesat ligjore për fillimin dhe drejtimin e një biznesi, regjistrimin e biznesit, lejet e nevojshme, TVSH-në dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Trajnimet e ofruara në Qendrën për Zhvillim dhe Mësim janë mundësia që ju të merrni njohurit e nevojshme për t’i kthyer në realitet idetë tuaja të biznesit.

Qëndroni të informuar për programet tona dhe përditësimet e rëndësishme duke na ndjekur në Facebook dhe Instagram.