Safiye Ozgun

Anëtare e Bordit të Drejtorëve

Znj. Safiye Ozgun është një bankiere ndërkombëtar me përvojë të gjatë në shumë funksione bankare, gjeografike dhe segmente klientësh. Gjatë 20 viteve të fundit në Citi ajo ka punuar si Bankiere e Lartë e Investimeve si në Turqi ashtu edhe në Londër duke mbuluar disa korporata shumëkombëshe të FTSE 100 dhe duke nënshkruar transaksione të ndërlikuara të financimit. Ajo ndihmoi klientët e korporatave për të menaxhuar investimet e tyre dhe nevojat e financimit në nivel global. Ajo është përzgjedhur si “Bankerja më e mirë” nga British American Tobacco.

Si Drejtoreshë Rajonale për Grupin e Auditimit të Brendshëm dhe Menaxhimit të Riskut të Citi, ajo ishte përgjegjëse për regjionin e Evropës, Lindjës së Mesme dhe Afrikës, e përbërë nga 52 vende. Ajo menaxhoi një ekip shumë-kulturor e cila auditoi dhe vlerësoi portofolet e kredive të korporatave Citi në të gjithë rajonin. Ekspertiza e saj në menaxhimin e rrezikut të kredisë është njohur me titullin e Zyrtarit të Lartë të Kreditit (SCO).

Për të ndjekur ambicien dhe angazhimin e saj të përjetshëm për fuqizimin ekonomik të grave, Znj.Ozgun iu bashkua Citi Microfinance (tani e njohur si Citi Inclusive Business) në 2009 si Drejtoreshë Globale e Biznesit, i cili është një segment biznesi ‘përfitues’ i Citigroup. Që atëherë, ajo ka punuar për të adresuar çështjet e qasjes në financa për sipërmarrësit mikro, duke u fokusuar në ndërtimin e zgjidhjeve të shkallëzuara dhe sjelljen e aftësive të bizneseve të Citi-t tek institucionet mikrofinanciare, bankat dhe klientët e korporatave që punojnë me komunitete të pabanuara dhe të pashërbyera me të ardhura të ulëta. Dy vitet e fundit në Citi Microfinance, ajo ka punuar për të zhvilluar zgjidhje të zinxhirit të vlerës për firmat shumëkombëshe, duke kaluar hendekun midis korporatave të mëdha, ofruesve të shërbimeve financiare, kompanive të mikrosigurimeve dhe institucioneve mikrofinanciare.

Znj. Ozgun ishte pjesë e një ekipi në Citi Microfinance që ka zhvilluar një partneritet mikrofinanciar Citi-Overseas Private Investment Corporation (OPIC) duke ofruar fonde për 40 institucione mikrofinanciare me pothuajse 1 milion mikro-sipërmarrësve në 22 vende, afërsisht 91% e të cilëve janë gra.

Në vitin 2014, ajo është shpërblyer me çmimin ‘Kampion për Gratë’ nga Rrjeti i Grave në Banka dhe Financave në Mbretërinë e Bashkuar (WIBF) si mirënjohje për kontributin e saj për gratë në vendin e punës dhe fuqizimin ekonomik të grave në mbarë botën. Ajo ka vepruar si Bashkëkryetare e Citi Women për dy mandate gjatë qëndrimit të saj në Citigroup.

Znj. Ozgun u largua nga Citigroup në tetor 2014 dhe tani punon në mënyrë të pavarur si Konsulente në sektorin bankar, përfshirjen financiare dhe në industrinë e mikrofinancës dhe shërben si drejtoreshë e pavarur në borde të shumta.

Znj. Ozgun është drejtoreshë jo-ekzekutive në FINCA Microfinance Bank Pakistan që nga qershori 2017, FINCA Microfinance Bank Jordan që nga dhjetori 2018 dhe anëtare e Bordit në Dhomën Britanike të Tregtisë në Turqi që nga maji 2016.

Ajo është gjithashtu pjesë e bordit të Fondacionit jofitimprurës për Mbështetjen e Punës së Grave (Kadin Emeğini Degerlendirme Vakfi-KEDV) dhe Institucionit Mikrofinanciar Maya, i cili është institucioni i parë mikrofinanciar në Turqi. Ajo së fundi i është bashkuar Bordit Mbikëqyrës Ndërkombëtar të Oxfam.

Znj. Ozgun ka diplomë MSc në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Nottinghamit dhe BA në Ekonomi nga Universiteti Boğazici në Stamboll. Ajo ka shtetësi të dyfishtë; britanike dhe turke dhe jeton në Turqi.