Fisnik Këpuska

Drejtor i Operacioneve

Z. Fisnik Këpuska iu bashkua FINCA-s në vitin 2016 fillimisht si Drejtor Financiar për 4-vite, pastaj gjatë vitit 2020 kaloi në pozitën e Drejtorit Operacional në FINCA Kosovë. Z. Këpuska gjithashtu shërben si anëtar Bordit të Drejtorëve në FINCA Azerbajxhan dhe në FINCA Bank Kirgistan si dhe si anëtar i Komiteteve të Auditimit, Komitetit të IT & Financimit Digjital në po të njejtat institucione.

Z. Këpuska ka një përvojë 24 vjeçare në sektorin financiar dhe bankar në Kosovë dhe rajon, duke punuar për bankat ndërkombëtare si Raiffeisen Bank Kosovë, Nova Ljubljanska Banka në Kosovë në pozita të ndryshme menaxheriale dhe drejtuese duke përfshirë menaxhimin e degës, rrezikun kreditor dhe rrezikun operacional, auditimin e brendshëm. Ai gjithashtu shërbeu për katër vjet si Zëvendës Drejtor Ekzekutiv në Bankën Ekonomike.

Përvoja të tjera pune përfshijnë punën si Asistent Mësimdhënës i Marketingut në Universitetin e Prishtinës, duke shërbyer si Zëvendës Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Shoqatën e Bankave të Kosovës, anëtar i Komitetit të Auditimit në kompaninë e Sigurimeve SIGURIA si dhe në sektorin publik si Kryetar i Bordit të Drejtorëve në kompani komunale. Përvoja e tij fillestare e punës filloi si Konsulent Menaxhimi për projektin USAID – Mbështetja e Biznesit në Kosovë (KBS) dhe ai vazhdon të ofrojë shërbimet e tij këshilluese pro-bono për CEED për sipërmarrësit e rinj.

Z. Këpuska ka një diplomë Master (MSc) nga London School of Economics (LSE) në vitin 2000 si dhe ka titullin Ekonomist i Diplomuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit te Prishtinës. Z. Këpuska flet rrjedhshëm shqip, anglisht, serbisht dhe kroatisht.