Dardane Peja

Anëtare e Bordit të Drejtorëve

Znj. Dardane Peja ka mbi 20 vjet përvojë në menaxhimin e projekteve dhe ka një histori të gjatë si udhëheqëse e projekteve komplekse dhe shumëmilionëshe në sektorë të ndryshëm duke përfshirë sektorin financiar, mjedisin që mundëson biznesin, zhvillimin e sektorit privat, menaxhimin e financave publike, politikat tatimore dhe administrimin e financuar nga organizatat donatore. Ajo ka një përvojë të gjerë në punë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Gjithashtu znj.Peja ka përvojë në planifikim strategjik, buxhetim, menaxhim financiar, raportim dhe analizë financiare, dizajnim projektesh, monitorim dhe vlerësim. Ajo ka një diplomë Master në Kontabilitet dhe Financë nga Universiteti i Gloucestershire, MB dhe është anëtare e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar (ACCA).