Ardian Kastrati

Drejtor i Përgjithshëm

Z. Ardian Kastrati vjen në FINCA nga ProCredit Bank, si punonjës me bagazh prej më shumë se 20 vitesh përvojë.

Ai ka filluar punën në vitin 2000 si Nënpunës Kreditor në Bankën Komerciale ProCredit në Kosovë ka shërbyer në pozita të shumëfishta menaxheriale nga ai moment e tutje.

Z. Kastrati ishte qenësor në ndërtimin e biznesit huadhënës bujqësor të ProCredit Bankës në Kosovë, dhe ka shërbyer si Menaxher i Huadhënies Bujqësore dhe i Mikro-kredive. Në vazhdim, ai poashtu ka shërbyer si Menaxher i Regjionit të degës së Pejës pranë ProCreditit si dhe si Menaxher i Divizionit të Kredive.

Më vonë z.Kastrati ka shërbyer si Menaxher i Divizionit bankar korporativ për më shumë se 5 vite dhe ka qenë përgjegjës në mes tjerash për klientë, shërbimin e konsumatorëve, letër kreditë, garancionet bankare dhe për zhvillimin e produkteve dhe performancën e portofolit dhe depozitave për klientët e mesëm dhe ata korporativ. Më tutje, z. Kastrati ka shërbyer si Menaxher Korporativ Regjional i ProCreditit për klientët e individual dhe biznesor në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Z. Kastrati ka diplomuar ne IEDC – Bled School of Managment, Shkolla e Menaxhimit, Slloveni, Programi Ndërkombëtar i Menaxhimit të Lartë, pjesë e Programit Ekzekutiv MBA, ka përfunduar studimet Bachelor në Menaxhment dhe Ekonomi në Kolegjin e Biznesit në Prishtinë, ka diplomuar në ‘Banka dhe Financa’ në Gjermani, në ProCredit Bank Academy, si dhe ka studiuar ne Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtines.

Z. Kastrati flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate, dhe gjithashtu ka njohuri punuese në gjuhën ruse, maqedonase dhe atë bullgare.