Normat tona
FINCA Kosovë ka qëllim përfshirjen financiare duke ofruar një gamë të gjerë produktesh kreditore, të përshtatshme posaçërisht për gratë, klientët rurale dhe të tjerët që tradicionalisht nuk janë shërbyer.
- Për të gjitha llojet e produkteve kreditore të cilat kualifikohen si kredi automatike, do të aplikohet zbritje -2%, (përjashtuar klientët në ciklin e parë me FINCA, pa histori kreditore si dhe klientët pasiv për më shumë se 6 muaj), nga normat minimale të interesit.
- Për të gjitha llojet e kredive për gra (biznes, agro, renovim dhe personale) nuk aplikohet ndalesë administrative, ndërkaq në varësi të produktit të shfrytëzuar aplikohet norma e interesit sipas çmimores më lartë.
- Shpenzimet Administrative (%)-Min 15 €.
- Kalkulimi i Normës Efektive të Interesit është bërë sipas maturitetit maksimal (60-muaj), shumës maksimale për Interesin vjetor përkatës dhe duke u bazuar në plan të rregullt pagese.
- Në rast të vonesës për pagesën e huas sipas orarit të ri-pagesës, do të ngarkohet kamatëvonesa e cila kalkulohet sipas rregullores së Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), të publikuar në këtë link https://bqk-kos.org/statistikat/kamatevonesat/
- Vërtetimi për konfirmimin e mbylljes së kredisë është 1€.
- Kërkesa për zëvendësim të kolateralit të luajtshëm është 20 €, dhe të paluajtshëm është 30 €.
- Kreditë për blerje veture për produktet Biznes dhe Agro trajtohen për vlerat nga 3,000 € deri 15,000 € sipas çmimores aktuale por pa shpenzime administrative.
- Kreditë për blerje veturë për produktin kredi personale për shumat nga 3,000€ deri ne 5,000€ trajtohen sipas çmimores për kredi personale, përderisa për shumat nga 5,001 deri në 15,000 trajtohen sipas çmimores për Kredi Renovimi. Në të gjitha rastet pa shpenzime administrative.
- Për klientët përsëritës të FINCA, me histori të mirë kreditore, mund të ofrohet zbritje nga 0.5% deri në 1% nga normat nominale të interesit në çmimore.