Si të planifikoni një buxhet

Një buxhet është një plan që ju e përpiloni për të vendosur se si do t'i shpenzoni paratë tuaja në një periudhë të caktuar (çdo ditë, javë, muaj, vit) dhe ky plan ju tregon: sa para fitoni dhe si shpenzoni.

Planifikimi i buxhetit është aq i thjeshtë sa:
  • Filloni duke mbledhur faturat tuaja: mendoni se si shpenzoni para, përveç pagesës së faturave tuaja, për shembull, a paguani për kafe çdo ditë? A paguani për shkollim, argëtim dhe sa paguani? mbani shënime për të gjitha këto.

  • Mbledhni faturat të cilat i keni paguar: shkruani shpenzimet tuaja (paratë të cilat i keni shpenzuar).

  • Shkruani sa para fitoni: me fjalë të tjera, cilat janë të ardhurat tuaja.

  • Largo shpenzimet, nga sa para të mbesin.

  • Nëse shpenzoni më tepër se fitoni: ju po shpenzoni më shumë para se sa fitoni. Kontrolloni shpenzimet të cilat i keni planifikuar e që mund t'i ndryshoni apo largoni. Ndoshta ka diçka që nuk të duhet, ose ka një mënyrë për të shpenzuar më pak.