Njoftohen të gjithë klientët e FINCA Kosovë në komunën e Malishevës se duke u bazuar në Urdhëresën Administrative me numër 01/228 të datës 07 Prill 2020 të lëshuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, dega e FINCA Kosovë në Malishevë do të jetë e mbyllur deri në njoftimin e radhës.
Njëkohësisht ju informojmë se klientët në Malishevë që janë të prekur nga situata e krijuar si pasojë e virusit COVID-19, se parashtrimi i kërkesës për shtyrjen e pagesës së kredisë do të jetë i hapur deri me 30 Prill 2020.
Formën e parashtrimit të kërkesës e gjeni në vegëzen: https://www.fincakosovo.org/kerkese-per-pezullim-te-perkoh…/
Gjithashtu, pagesat e kredisë suaj mund t’i bëni në mënyrë elektronike në:
ProCredit Bank – 1110288220000161 – HEAD OFFICE KOSOVO
Raiffeisen Bank – 1502001000756642 – FINCA INTERNATIONAL
TEB – 2012000000207085 – FINCA KOSOVO
BKT – 1901754406031119 – FINCA KOSOVA
Banka Ekonomike– 1401000000571994 – FINCA INTERNATIONAL
Banka Private Biznesi – 1300001500000910 – FINCA KOSOVO
FINCA Kosovë mbështet klientët tanë në tejkalimin e situatës e krijuar si pasojë e virusit COVID-19.