Në linjë me vendimin e Qeverisë dhe Bankës Qendrore të Kosovës të datës 17 Mars 2020, FINCA Kosovë njofton të gjithë klientët e prekur nga situata e krijuar si pasojë e virusit COVID19 se mund të drejtojnë kërkesën e tyre për shtyrje të pagesës së kësteve të kredisë. Kjo ka për qellim mbështetjen e klientëve tanë në tejkalimin e situatës e krijuar si pasojë e virusit COVID19.

Në rast se kjo situatë ka ndikuar në gjendjen tuaj financiare, ju keni mundësi të parashtroni kërkesën tuaj online përmes formës së kërkesës në vegzën: https://www.fincakosovo.org/kerkese-per-pezullim-te-perkoh…/

Në pamundësi për te parashtruar kërkesën tuaj online, këtë mund ta bëni edhe përmes vizitës në njërën nga degët më të afërta të FINCA Kosove.

FINCA Kosovë do të shqyrtoj kërkesën tuaj dhe do të ju informoj për hapat e mëtutjeshme.

Për ndihmë teknike apo pyetje eventuale ju lutem na kontaktoni përmes Qendrës së Kontaktit në numrin e telefonit 045 999 444

Faleminderit për mirëkuptim.