Marrë parasysh situatën e krijuar si rezultat i COVID19 (Koronavirus-it), FINCA Kosovë sipas rekomandimeve të dhëna nga Qeveria e Republikës se Kosovës, ka marrë të gjitha masat e nevojshme me qëllim të menaxhimit të situatës si dhe parandalimit të shpërndarjes së virusit.

Të gjitha degët e FINCA Kosove janë pajisur me mjete dezinfektuese si dhe është angazhuar kompani profesionale për dezinfektimin e hapësirës dhe ambientit të punës.

Rrjedhimisht, me qëllim që të jemi në shërbim të klientëve dhe nevojave të tyre, si dhe në harmoni edhe me njoftimin zyrtar të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, njoftojmë klientët tanë se degët tona do të jene të hapura dhe funksionale edhe pse me kapacitete të limituara. Përjashtim këtu bëjnë degët tona në qytetet e Malishevës, Klinës, dhe Vitisë të cilat deri në një vendim ndryshe nuk do të jenë të hapura duke pas parasysh vendimin e Qeverisë për ndalimin e hyrjeve dhe daljeve në këto komuna.

Luten të gjithë klientët që gjatë shërbimit në degët tona, t’i përmbahen rregullave të kërkuara për siguri.

Luten klientët të përcjellin ueb-faqen www.fincakosovo.org dhe Facebook zyrtare të FINCA Kosovë për njoftimet tona të radhës të cilat mund të rrjedhin sipas zhvillimeve në vend. Për çdo kërkesë për informacion shtesë, ju lutem të telefononi në qendrën tonë kontaktuese: 038 600 711 apo 045 999 444