FINCA Kosovë konform rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës, pas situatës së krijuar lidhur me virusin Korona COVID-19, ju njofton se të gjitha degët dhe zyra qendrore, vazhdojnë punën me kapacitete të kufizuara dhe me masa mbrojtëse strikte në mënyrë që të mbroj shëndetin e stafit dhe klientëve tanë.
Për këtë arsye ju njoftojmë se orari i punës ka ndryshuar.
Orari i ri i punës është: 9:00 deri 15:00, deri në njoftim të ri.
Në rast se nuk keni mundësi të paraqiteni në degë për pagesën e këstit të kredisë, FINCA Kosovë ju mundëson pagesën përmes xhirollogarisë bankare.
Informatat për xhirollogarinë të FINCA Kosovës, mund ta merrni përmes Qendrës së Kontaktit në 045 999 444.