Mbrojtja e Klientëve

FINCA Kosovë që para një kohe ka vendosur një standard për mbrojtjen e klientëve në industrinë e mikro-financave. Në vitin 2023, FINCA Kosovë është çertifikuar me nivelin më të lart për  “Mbrojtje të Klientit”  nga MFR Home • MFR (mf-rating.com), që paraqet një varg parimesh të dizajnuar për të siguruar se institucionet mikro-financiare ushtrojnë etikë të mirë dhe biznes të mençur. Ky kod i sjelljes, i cili është i favorshëm për klientët, thërret për:

  • Dizajnim dhe ofrim të produkteve të duhura;

  • Parandalim të mbi-ngarkimit të klientëve me borxhe;

  • Transparencë;

  • Çmime të përgjegjshme;

  • Trajtim të drejtë dhe të respektueshëm për klientët;

  • Privatësi të të dhënave të klientëve;

  • Mekanizma për zgjidhjen e pakënaqësive.

Ne poashtu marrim pjesë dhe mbështesim në mënyrë aktive transparencën në mikro-financa, përpjekje kjo e gjithë industrisë që synon sigurimin e transparencës së plotë të çmimeve, si dhe Standardet Universale të Task-Forcës mbi Performancën Sociale, e cila mat performancën sociale dhe jetësimin e misionit.

Në vijim kemi dy mënyra shtesë përmes së cilave FINCA mbron konsumatorët e saj:

TRAJNIMI I KONSUMATORËVE

Konsumatorët e FINCA-s duhet t’i nënshtrohen trajnimit para se të marrin kredi. Klientët përgjatë trajnimit mësojnë për kredi, mësojnë si të menaxhojnë rrjedhën e parasë, si të ndajnë një pjesë të profitit në kursime dhe si të kuptojnë se a kanë kapacitete për të zgjeruar bizneset e tyre.

HULUMTIMEVE PËR KONSUMATORË

FINCA bën hulumtime rigoroze me qëllim të kuptojë klientët e saj më mirë dhe të kuptojë se si mikro-financat ndikojnë në jetët dhe mjetet e tyre të jetesës. Hulumtimet ndihmojnë të vërtetohet se si ne jemi duke arritur tek ndërmarrësit me të ardhura të ulëta, dhe si produktet dhe shërbimet tona plotësojnë nevojat e tyre. Krahas kësaj, hulumtimet na ndihmojnë të përshtatim praktikat tona karshi tregjeve dhe nevojave të klientëve, të cilat vazhdimisht ndryshojnë.

Ne në FINCA Kosovë, përpiqemi ti përmbushim nevojat e klientëve tanë. Ne e kemi parasysh që secili klient është i veqantë dhe sigurohemi që nevojat tuaja ti kemi primare.

Komentet apo ankesat eventuale mund të drejtohen në telefonin: 038 600 722, 045 322 101 email: customer-service@fincakosovo.org, ose mund të na shkruani ose të na vizitoni personalisht në adresën: FINCA Kosovë, Zyra për Shqyrtimin e Ankesave, Robert Doll Nr. 112, 10000 Prishtinë, apo përmes formës elektronike.

Për informata më të hollësishme rreth trajtimit të ankesës, ju lutem klikoni këtu:

Ne jemi këtu për ju…

Për informata të përgjithshme ju mund të na kontaktoni përmes info@fincakosovo.org ose në Qendrën e Thirrjeve 045 999 444.

Letrat, telefonatat ose e-mail trajtohen me shumë fshehtësi nga ekipi i FINCA-s. Ne iu sigurojmë që kontakti juaj do të përmbajë privatësi, përveq nëse ju preferoni ndryshe.