Periudha valide: 26/01/2023 - 09/02/2023
Vendi i punës: Zyre Qendrore
Pozita: ZYRTAR/E I/E KONTROLLIT TË BRENDSHËM
Departamenti: Departamenti i Riskut
• Kryen kontrollë në teren per të verifikuar respektimin e Politikave dhe Procedurave të rrezikut
kreditor,
• Kryen kontrolle për aktivitetet dhe proceset e ndryshme ne zyrën qendrore për të verifikuar
implementimin e saktë te Politikave dhe Procedurave të Institucionit,
• Angazhohet në kontrolle te aktiviteteve të ndryshme në proceset të cilat mund të jenë më të
dyshimta apo mund të kërkohet kontrolle nga Mbikeqyrësi dhe Bordi Menaxhues,
• Realizon detyrat e punës të cilat janë ta parapara me planin e punës,
• Përgatit raporte për kontrollet e realizuara dhe të njejtat I dergon tek Mbikeqyresi i tij/saj.
Gjithashtu, jep rekomandime per të adresuar leshimet dhe rreziqet e identifikuara. Te njejtat
kerkohen te monitorohen per implementimin e tyre te suksesshëm.
• Angazhohet në verifikimin e implementimit e saktë të kërkesave të rregullatorit për të siguruar
pajtueshmërine me rregulloret e aplikueshme.
• Diplomë universiteti në ekonomi, banka, financa ose administrim biznesi;
• Përvoja e punës mbi 1 vit si Analist Kreditor është përparësi;
• Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
• Aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në përpilime të raporteve;
• Aftësi të forta analitike dhe organizative;
• Njohuri të gjuhës angleze;
• Posedimi i patent shoferit është i domosdoshëm.
Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org, ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën recruitment.hr@fincakosovo.org .
Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi.
Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë.
Afati i aplikimit deri me 09.02.2023.