Siguria e informacionit tonë personal në rrjetet sociale

Siguria e informacionit tonë personal në rrjetet sociale është një trajnim informues që synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e të dhënave personale në platformat digjitale. Gjatë trajnimit do të mësoni praktikat më të mira për ruajtjen e privatësisë, shmangien e rreziqeve dhe identifikimin e kërcënimeve të mundshme. Qëllimi është t’ju pajisim me njohuritë e nevojshme për të mbrojtur veten dhe informacionin tuaj në internet. Ky trajnim është i rëndësishëm për të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale në përditshmëri.

Objektivat e trajnimit janë të rrisin ndërgjegjësimin për rreziqet që lidhen me shpërndarjen e informacionit personal në rrjetet sociale, si dhe të ofrojnë njohuri praktike mbi mënyrat më të sigurta të përdorimit të tyre.

Pjesëmarrësit do të mësojnë
  • Si të identifikojnë rreziqet më të zakonshme që lidhen me shpërndarjen e informacionit personal në rrjetet sociale.
  • Praktika të sigurta për mbrojtjen e llogarive personale dhe të dhënave sensitive.
  • Si të dallojnë dhe shmangin mashtrimet, sulmet kibernetike dhe përpjekjet për phishing.
  • Rëndësinë e privatësisë dhe kontrollit të përmbajtjes që ndajnë online.
  • Si të vendosin cilësimet e duhura të sigurisë në platformat sociale më të përdorura.
  • Pasojat që mund të sjellë shpërndarja e pakujdesshme e informacionit në aspektin personal dhe professional.

Ndiqeni video trajnimin

Pasi të aplikoni, mund të filloni trajnimin