Edukimi Financiar dhe Rëndësia e të Kursyerit

Ky trajnim synon të pajisë pjesëmarrësit me aftësitë bazë në menaxhimin e financave të tyre personale dhe për të arritur qëllimet e tyre afatgjata me më shumë siguri dhe sukses. Përvoja dhe njohuritë e fituara do të ndihmojnë pjesëmarrësit në të ardhmen e tyre financiare dhe do të kontribuojnë në një jetë më të qetë dhe më të sigurtë financiare.

Objektivat e trajnimit për Edukimin Financiar dhe Rëndësia e të Kursyerit janë të ofrojnë njohuri dhe aftësi për të menaxhuar buxhetin personal dhe familjar në mënyrë efektive.

Pjesëmarrësit do të mësojnë
  • Rëndësinë e kursimeve dhe ndikimin e tyre në stabilitetin financiar dhe planifikimin e së ardhmes.

  • Metodat dhe strategjitë për të kursyer paratë, duke përfshirë qellimet afatgjata dhe krijimin e fondeve emergjente.

  • Menaxhimin e buxhetit personal dhe familjar, duke përfshirë planifikimin e shpenzimeve, identifikimin e kursimeve dhe monitorimin e shpenzimeve të papritura.

  • Njohuritë bazë mbi burimet e kredive dhe rolin e tyre në jetën financiare.

  • Rëndësinë e historisë kreditore dhe si të ruajmë një histori të mirë kreditore.

  • Strategjitë për të rritur të ardhurat dhe për të zvogëluar shpenzimet në mënyrë që të balancohet buxheti.

  • Mënyrat për të kursyer para duke minimizuar shpenzimet dhe përdorimin e fondeve në mënyrë efikase.

Ndiqeni video trajnimin

Pasi të aplikoni, mund të filloni trajnimin