Si të rrisin efikasitetin e plehrimit në kultivimin e perimeve.
Si të sigurojnë ushqyerje të balancuar të bimëve përmes sistemit të ujitjes.
Si të përmirësojnë rritjen, zhvillimin dhe prodhimin e kulturave perimore.
Si të zgjedhin formulën e duhur të plehrave sipas nevojave të kulturës dhe fazës së zhvillimit.
Si të aplikojnë plehrat kristalore në mënyrë të sigurt dhe efektive.
Si të arrijnë rendiment më të lartë dhe cilësi më të mirë të prodhimit duke reduktuar humbjet dhe kostot e plehrimit.
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Të kuptojnë rëndësinë e ushqyerjes së perimeve përmes sistemit të ujitjes dhe ndikimin e saj në rritjen dhe produktivitetin e bimëve.
Të dallojnë makroelementet dhe mikroelementet kryesore të plehrave kristalore dhe rolin e tyre në zhvillimin e kulturave perimore.
Të identifikojnë avantazhet dhe përfitimet e përdorimit të plehrave kristalore krahasuar me plehrat tradicionalë.
Të zgjedhin formulën, dozën dhe kohën e duhur të aplikimit sipas fazave të zhvillimit të bimës.
Të përdorin në mënyrë korrekte plehrat kristalore përmes sistemeve të ujitjes dhe të shmangin gabimet më të zakonshme gjatë aplikimit.
Të monitorojnë parametrat kryesorë të tretësirës ushqyese, përfshirë pH-në dhe EC-në, për një ushqyerje më efikase të bimëve.
Të kuptojnë rëndësinë e analizës së tokës dhe ujit për planifikimin e një programi të saktë dhe të qëndrueshëm të plehrimit
Pasi të aplikoni, mund të filloni trajnimin