07-01-2008

Dhuratat e fund vitit të FINCA Kosovës

FINCA Kosovë për fundin e vitit 2007 ka pregaditur paketa me dhurata për punëtorët e vet, klientat dhe partnerët. Këto dhurata përmbajnë: fletore-ditar, kalendaër për mure, kalendarë tavolinash, kalendarë të vegjël xhepi, lapsa kimik dhe mbajtëse për lapsa, të gjitha këto në ngjyrën standarde të FINCA-s dhe duke pasur logon e FINCA në to.
Me qëllim të ngritjes së njohurisë për firmën tonë dhe për të tërhequr më shumë klienta, poashtu për të falenderuar klientat tanë për lojalitetin e tyre, FINCA Kosovë ka bërë shpërndarjen e këtyre dhuratave në numër të madh, nëpër gjithë Kosovën.