13-12-2024
Vazhdimi i bashkëpunimit me Shoqatën e Autizmit
Ky bashkëpunim i qëndrueshëm është një hap drejt fuqizimit të komunitetit dhe mbështetjes për iniciativat me ndikim.
Këshilltari i Përgjithshëm në FINCA Kosovë, z. Auberon Kelmendi nënshkroi vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me znj. Hatixhe Hoxha, përfaqsuese e Shoqatës “Autizmi” Prishtinë, për financimin e shërbimeve arsimore për 15 fëmijë me autizëm me mësues personalë dhe për një periudhë 1 vjeçare.
Qëllimi i këtij bashkëpunim është që fëmijët me autizëm të kenë asistentë, që do t’a lehtësojnë procesin e integrimit të tyre në sistemin edukativ në shkollë, me përparësi rastet sociale dhe fëmijët e nënave vetë-ushqyese.
FINCA Kosovë çdo herë në përkrahje dhe zhvillim të komunitetit.

