12-07-2024

Trajnimi “Managing Climate Resilience Business Game”

Managing Climate Resilience Business Game, është trajnimi i parë i zhvilluar në Kosovë, në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung.

Qëllimi i ketij trajnimi inovativ, është fuqizimi i sipërmarrjeve bujqësore, konkretisht zhvillimi i aftësive të tyre për të menaxhuar ndërmarrjet e tyre në mënyrë të qëndrueshme përballë ndryshimeve klimatike, rritjen e ndërgjegjësimit, në lidhje me ndryshimin e klimës si një problem i vërtetë social dhe ekonomik.

Trajnimi përfshiu menaxhimin e një biznesi bujqësor fiktiv, dhe rezultoi në mësimet e mëposhtme:

-Praktikat e menaxhimit për të përshtatur me ndryshimet klimatike;
-Roli i pjesëmarrësve të ndryshëm në biznes si klientë, fermerë, institucione
financiare dhe personelin në fermë;
-Zhvillimi i aftësive për të reaguar ndaj ngjarjeve dhe rreziqeve të papritura;
-Aftësitë për të planifikuar dhe implementuar masa operative për të përshtatur investimet me kushte të veçanta;

Ky trajnim do të përmirësojë njohuritë e stafit BDO Agro të FINCA Kosovë në menaxhimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi dhe duke kontribuar në rritjen e qëndrueshmërisë së bizneseve bujqësore në Kosovë.