03-10-2022

Trajnimi FemEdu për Gra

FINCA Kosovë me 1 Tetor, filloi rrugëtimin e trajnimeve per klientet femra, gratë ndërmarrëse dhe gratë të interesuara për zhvillimin e njohurive të tyre në fushën e Financave, Kontabilitetit, Burimeve Njerëzore, Marketingut (Marketingu Digjital) dhe Zhvillim Biznesi.

Trajnimi u hap me fjalimin e Zëvendës Drejtoreshës së FINCA Kosovë, Znj. Teuta Kotorri-Krasniqi, e cila njoftoi rreth rrugëtimit të FINCA Kosovë në ofrimin e trajnimeve të tilla. Ky trajnim u realizua në bashkëpunim me Institutin e Ndërmarrësisë dhe Bizneseve të Vogla “IESB” Instituti Iesb, nga Ligjeruesi Ali Lushi.