20-06-2024

Trajnimi FemEdu me klientet nga Graçanica

Në Qendrën për Mësim dhe Zhvillim u mbajt trajnimi FemEdu me klientet e FINCA Kosovë, nga qyteti i Graçanicës.

Ky trajnim është i fokusuar tek klientet gra, gratë ndërmarrëse dhe gratë e interesuara që synojnë të përmirësojnë dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e biznesit.

Ejani dhe merrni pjesë në këtë mundësi të veçantë për të mësuar, rrjetëzuar dhe fuqizuar njëra-tjetrën!