28-08-2024

Trajnimi edukimi financiar për programin e Praktikës

Ne jemi të bindur se çdo individ ka të drejtë të ketë njohuri dhe aftësi që i ndihmojnë të marrin vendime të mençura për financat e tyre.

Këto trajnime ofrojnë sesione interaktive dhe praktike që ndihmojnë pjesëmarrësit të fitojnë njohuritë e nevojshme për menaxhimin e buxhetit personal dhe atij profesional.

Në këtë trajnim, patëm kënaqësinë të mirëpritim përfaqësues nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, të cilët na ofruan mbështetje dhe ekspertizë në fushën e edukatës financiare.

Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme financiare më të ndritshme për komunitetin tonë.