09-09-2024

Trajnimi “Aftësitë Komunikuese”

Në Qendrën për Mësim dhe Zhvillim, u realizua trajnimi mbi “Aftësitë Komunikuese.” Ky trajnim ofroi një mundësi të shkëlqyer për kolegët tanë për të eksploruar rëndësinë e komunikimit efektiv.

Në botën dixhitale të sotme, komunikimi është më shumë se një shkëmbim fjalësh; ai përfshin ndërveprime verbale dhe jo-verbale, komunikim të shkruar, dëgjim aktiv dhe kuptim empatik. Këto aftësi janë të rëndësishme si për marrëdhëniet personale, ashtu edhe për ato profesionale.

Trajnimi ndihmoi në zhvillimin e vetëbesimit dhe ofroi mjete praktike që pjesëmarrësit mund t’i përdorin për të përmirësuar komunikimin në të gjitha aspektet e jetës së tyre.