16-08-2024

Trajnimet për Bujqësi dhe Perimkulturë në Rajon!

Trajnimet për Bujqësi dhe Perimkulturë në Rajon!

U mbajtën trajnime në katër komuna, duke u fokusuar në rritjen e njohurive dhe aftësive në fushën e bujqësisë/blegtorisë dhe perimkulturës.

Në Mitrovicë dhe Vushtrri, trajnimet ofruan njohuri mbi teknikat moderne për të rritur produktivitetin dhe cilësinë e perimeve.

Në Klinë dhe Istog, trajnimet për bujqësi dhe blegtori ishin një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë mbi përmirësimin e metodave të blegtorisë dhe menaxhimit të fermave.

Bashkë, ndihmojmë në zhvillimin dhe përmirësimin e sektorëve tanë të rëndësishëm.