02-07-2025
Trajnimet e Qershorit në FINCA Kosovë
Gjatë muajit Qershor, Qendra për Mësim dhe Zhvillim në FINCA Kosovë ka organizuar një seri trajnimesh të fokusuara në zhvillimin e kapaciteteve të klientëve tanë në fusha kyçe për mirëqenien dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve. Këto trajnime kanë përfshirë tema të rëndësishme si blegtoria, shitja përmes rrjeteve sociale, si përfitimi dhe zbatimi i granteve në bujqësi.
Përmes këtyre aktiviteteve, synojmë të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për rritjen e njohurive praktike dhe avancimin e aftësive të nevojshme për të përballuar sfidat e tregut dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofrohen në sektorë të ndryshëm ekonomikë.
Klientët tanë janë në qendër të çdo iniciative dhe investimi që bëjmë, dhe fuqizimi i tyre përmes edukimit është një hap kyç drejt një të ardhme më të suksesshme.





