28-02-2025

Trajnime për Zhvillimin e Bizneseve të Klientëve

FINCA Kosovë zhvilloi një seri trajnimesh gjatë muajit Shkurt, në kuadër të përkushtimit të saj për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbështetje gjithëpërfshirëse të komunitetit. Me fokus, në ngritjen e zhvillimit të bizneseve të vogla, grave sipërmarrëse dhe fermerëve.

Gjatë trajnimit u trajtuan tema kyçe që ndihmojnë në përballjen e sfidave aktuale dhe ndërtmin e një baze të fortë për rritje ekonomike si ndikimi i ndryshimeve klimatike, roli i agrobiznesit dhe përfshirja e teknologjive të reja si dhe mundësitë për përfitimin e granteve dhe financimeve të ndryshme. Po ashtu, u ofrua mentorim për gratë në biznes, me fokusim të veçantë në ndërtimin e karrierës dhe fuqizimin e rolit të tyre në sipërmarrje. Një tjetër temë e rendësishme ishte marketing-u për bizneset e vogla dhe mënyrat sa më efektive për të rritur praninë e tyre në treg.

Përmes këtyre trajnimeve, jo vetëm që ndihmojmë klientët tanë te përballen me sfidat e kohës, por edhe i pajisim ata me njohuri për të ndërtuar një të ardhme më të suksesshme.

FINCA Kosovë, përkushtohet për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm dhe fuqizimin e komunitetit tonë!