16-09-2024

Trajnime për Bizneset e Klientëve

Shatori ishte i mbushur me aktivitete dhe trajnime që ndihmojnë klientët të përmirësojnë njohuritë e tyre në menaxhimin e biznesit, perimekulturë, komunikim dhe edukim financiar, si dhe në mentorimin e grave.

Deri tani, janë realizuar disa trajtime, përfshirë “FemEdu,” që fokusohet në zhvillimin e aftësive udhëheqëse të grave kliente, menaxhimin e kulturave bujqësore, që përfshin menaxhimin e tokës dhe zgjedhjen e kulturave, si dhe trajnimin në komunikim në biznes, i cili ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve me klientët. Gjithashtu, programi i mentorimit për gratë ofron takime individuale për mbështetje dhe këshilla të personalizuara.