02-04-2025
Trajnime për Bizneset e Klientëve
Marsi ishte i mbushur me aktivitete dhe trajnime që ndihmojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve së klientëve tanë dhe mbështetjen e rritjes së qëndrueshme të bizneseve lokale.
Tema të trajtuara në këto trajnime përfshijnë fusha të rëndësishme për ekonominë dhe komunitetin, duke përfshirë gratë në bujqësi, blegtorinë, bletarinë e deri tek mentorimi i grave në biznes.
Këto sesione edukative u zhvilluan me pjesëmarrjen aktive të shumë klientëve dhe ndërmarrësve përgjatë Kosovës. Jemi tejet falenderues për angazhimin, bashkëpunimin dhe energjinë pozitive.
Në FINCA Kosovë, mbetemi të përkushtuar në fuqizimin ekonomik të individëve dhe bizneseve përmes edukimit, këshillimit dhe mbështetjes së vazhdueshme.




