11-11-2007

Fituesit e bursës së FINCA Kosovës u përzgjodhën

Më 25 tetor, 2007, në zyrat kryesore të FINCA Kosovës në Prizren, u bë përzgjedhja e fituesve të bursës për studentë. Për të pasur transparencë gjatë tërë procesit të përzgjedhjes së fituesit, ceremonia e ndarjes së bursave u mbajt para përfaqësuesve të mediave.
Ceremonia u hap me fjalimin e rastit të mbajtur nga Drejtori i Vendit i FINCA Kosovës Stefan Martiniak. Ai iu falënderua studentëve për pjesëmarrjen e tyre dhe e theksoi rëndësinë e arsimimit për gjeneratat e reja e cila gjë ka rëndësi të madhe për të ardhmen e çdo vendi. Ai gjithashtu i informo pjesëmarrësit që FINCA e filloi këtë nismë për i ndarë tri bursa në vlerë prej secila, për ta ndihmuar arsimimin e rinisë kosovare.
Studentët që e fituan bursën ishin nga tri qytete të ndryshme të Kosovës:
Xheladin Fejziu Prishtina
Granit Rudi Gjakova
Robertina Gjoka Prizren
FINCA Kosovë fituesve u dëshiron shumë sukses në rrugën e tyre të arsimimit.
Ceremonia përfundoi me një koktej të vogël në shenjë falënderimi pjesëmarrësve.