25-01-2008
Ceremonija e shpërndarjes së Çertifikatave dhe dhuratave
Në kuadër të procesit të transforimit të saj, FINCA Kosovë ka aplikuar edhe kodin e saj të veshjes, për stafin e saj. Që nga 1 Janari 2008, në kuadër të kodit të veshjes, janë përfshirë poashtu edhe kravatat obligative për meshkujt si dhe shalla për stafin femra.
Për të motivuar stafin për punë të mëtejshme, si dhe për të falenderuar për punën e tyre të palodhëshme gjer më tani, Drejtori i FINCA Kosovës Stefan Martiniak, sot me 25 Janar 2008, ka bërë shpërndarjen e çertifikatave të mirënjohjes për stafin. Poashtu në kuadër të kësaj është bërë edhe shpërndarja e kravatave dhe shallave për stafin e zyrës qendrore dhe Degës në Prizren.
Shpërndarja e çertifikatave të mirënjohejes, si dhe e kravatave dhe shallave për stafin e FINCA-s, do të bëhet nëpër të gjitha zyret e FINCA-s nëpër të gjitha regjionet e Kosovës.

